Sidomos gjatë periudhës së Covid-19, përpjekjet për të qëndruar të shëndetshëm kanë qenë më të rëndësishme se gjithçka tjetër. Që nga larja e duarëve deri tek distanca fizike me njëri-tjetrin, të gjithë duket sikur po bëjnë ç'të munden për të mbajtur sa më larg "mikrobet" që kanë tranformuar normalitetin. Ka diçka që ndoshta e keni harruar, por është po aq e rëndësishme sa larja e duarve.
Vitamina D! Eshtë komponenti kryesor për të rritur imunitetin në ditë si këto, për forcmin e kockave dhe sigurisht për të na bërë rezistent ndaj çdo virusi. Madje, disa studime pretendojnë se njerëzit që kanë më shumë nivele të vitaminës D në trup janë më pak të rrezikuar edhe ndaj Covid-19. Përveç rrezeve të diellit, vitaminën D mund ta merrni përmes disa ushqimeve të tjera që bëni mirë t'i mbani shënim tani.
1. Konsumoni salmon
2. Kërpudha
3. E verdha e vezës
4. Lëng portokalli
5. Qumështi
6. Mish viçi
7. Ostrike