Krepat, dhe sidomos ata të ëmbël me banane dhe Nutella, janë ata që shijojnë më shumë në çdo vakt të ditës. Por nëse doni t’ua bëni fëmijëve mëngjesin më special, duhet ta dini se krepat janë zgjidhja. Receta e mëposhtme vjen nga Erida Kabashi, e cila i ka shpjeguar edhe me video si i përgatit krepat.
Përbërësit që ju duhen:
2 vezë
2,5 gota qumësht
150 gr miell për ëmbëlsira
Pak kripë
Pak sodë buke
Për mbushjen ju duhen:
Banane
Nutella
Sipas dëshirës edhe biskotë, arra, fruta te tjera
Mënyra e përgatitjes:
Përziejmë përbërësit si në video, duke rrahur vezët, shtuar qumështin e më pas miellin, në fund kripën e sodën. Ndërsa kur i skuqim përdorim një tigan që nuk ngjit, por edhe e lyejmë herë pas here me pak gjalpë.