Për 4-5 persona duhen:
500 g speca
500 g domate
4-5 lugë gjelle vaj
2 kokrra qepë
2 filxhanë kafeje oriz
kripë
piper
majdanoz
Përgatitja:
Në një tenxhere me yndyrë kaurdisen qepët derisa zverdhen, shtohen specat e prerë në rripa, kaurdisen në zjarr të ngadaltë, pastaj hidhen domate të qëruara dhe të grira hollë, kaurdisen së bashku për 5-10 minuta.
Shtohet lëng mishi ose ujë, kripë e piper i zi dhe, pasi të ketë marrë valë, hidhet orizi i pastruar e i larë. Burania lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa të bëhet gati.
Gjatë ndarjes i hidhet majdanoz i grirë hollë.
Gjella duhet të jetë me trashësi mesatare.