Peshku i pjekur në skarë është një nga ato ushqime që klasifikohet në top listën e dietologëve kur bëhet fjalë për humbjen e peshës dhe djegien e yndyrës.
Por shpeshherë është shumë e vështirë ta gatuash, pasi na ngjitet në skarë. Por ka një truk që mund ta përdorni të gjithë.
Sekreti është që ta vendosni peshkun mbi një shtresë me feta limoni. Pra, peshku jo vetëm që nuk ngjitet në skarë, por fiton edhe një aromë të mrekullueshme falë limonit.
Ju mund të përdorni të njëjtin truk kur piqni peshkun në furrë në mënyrë që të mos ngjitet në tepsi ose tigan.