Përbërësit:
1 fileto pule, 2 feta bukë të vogla ose 1 e madhe, 200 g sallatë jeshile, 50 g djathë Parmigiano, 2 lugë lëng limon 1 lugë salcë Worcester 2 lugë majonezë Vaj ulliri Kripë Piper.
Në tigan me pak gjalpë kaurdisim bukën e prerë në kubikë, po aty shtojmë pak vaj edhe skuqim filetën e pulës pasi e kemi marinuar me kripë dhe piper. Vendosim në tas shtresa me sallatë jeshile, bukë të thekur dhe fileto pule.
Pregatisim salcën: në tas shtojmë majonezën, lëng limoni, salcën Worchester, parmigianon, kripë dhe piper. Ia hedhim sallatës sipër dhe e shijojmë.