Përbërësit:
1 petë sfoljat ose brisé
2 kunguj të vegjël
100 ml kos i trashë(tip kos grek)
1 vezë
100 gr djathë i bardhë
1 dorë fara luledielli të pjekura
Kripë, piper dhe rigon
Përgatitja:
Hapim petën në formën e pjekjes. Shpojmë me pirun sipërfaqen e saj. Rrahim vezën dhe kosin dhe e shtojmë sipër petës. Kungujt i presim hollë dhe i shtojmë mbi kremin e kosit.
Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe rigon. Shtojmë djathin e thërmuar. E pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 180⁰C për afërsisht 25 minuta. Para se ta shërbejmë shtojmë farat e lulediellit ose stika pishe.