Kjo tortë Nutella të lë pa fjalë nga shija e mrekullueshme që ka, përgatitet shpejt dhe me pak përbërës. Fare lehtë mund ti befasoni mysafirët tuaj me një ëmbëlsirë të tillë.
Përbërësit për tortë Nutella:
4 vezë
200gr sheqer
1 sheqer vanilje
225ml vaj
250ml qumësht
300gr miell
1 pluhur pjekje (pecivë)
3 lugë gjelle kakao
100ml qumësht i ftohtë
Përbërësit për kremin:
500ml ajkë
2 lugë gjelle forcues kremi
500gr mascarpone
6 lugë gjelle Nutella
Për dekorim sipër:
200gr çokollatë
100ml qumësht i vluar
Përgatitja:
Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 4 vezë, 200gr sheqer, 1 sheqer vanilje dhe i përziejmë mirë me mikser për disa minuta. Më pas tek masa shtojmë 225ml vaj, 250ml qumësht dhe e përziejmë përsëri masën me mikser./ pergatit.com