Ky ushqim mbron sytë dhe zemrën

Ushqime

Ky ushqim mbron sytë dhe zemrën

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 19:49
Ilustrim

Karotat, përveç shijes së tyre, janë edhe super të shëndetshme, pasi ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore. Janë të pasura me fibra, minerale dhe vitamina A, K dhe E, ndërsa në të njëjtën kohë nuk kanë shumë kalori. Por si saktësisht karotat na ndihmojnë të qëndrojmë të shëndetshëm?

Përmirësojnë shikimin

Për sytë është e nevojshme vitamina A që karotat përmbajnë, mungesa e së cilës mund të çojë në tharjen e syve. Dy antioksidantë të tjerë që gjenden në karota, luteina dhe zeaksantina, parandalojnë degjenerimin makular të lidhur me moshën.

Ndihmojnë tretjen

Ushqimet e pasura me fibra, siç janë karotat, ruajnë shëndetin e zorrëve. Përveç kësaj, ushqimet e pasura me karotenoide mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Rregullojnë presionin e gjakut

Një studim i vitit 2017, arriti në përfundimin se njerëzit që rekrutojnë nga dieta e tyre sasi të larta të fibrave, kanë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundje kardiovaskulare, krahasuar me ata që hanë më pak fibra. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat