E lehtë dhe mjaft e këndshme kjo supë mbart gjithë vlerat e shkëlqyera të një erëze siç është Shafrani i Indisë. Shihni videorecetën dhe mësoni si përgatitet:
Përbërësit:
1 qepë
4 Patate
Piper i zi
Kripë
Vaj ulliri
Sherebelë
500 ml Qumësht
1 lugë çaji shafran indie
2 lugë Parmigiano
Kaurdisim në tenxhere me pak vaj ulliri dhe gjalpë degët e sherebelës, qepën dhe patatet.. Rregullojmë shijen me kripë, piper, shtojmë lëng perimesh dhe qumësht. I ziejmë derisa të zbuten plotësisht, heqim degën e sherebelës dhe e bluajmë me blender pasi kemi shtuar shafranin e indisë dhe djathin parmigiano. E shërbejmë me vaj ulliri, djathë dhe pak shafran.