Përbërësit e supës:
· 1 qepë,
· 2 thelpinj hudhra,
· 1 kungull mesatar,
· 100 ml pana,
· 1 tufë kopër, kripë e piper sipas dëshirës.
Përgatitja:
Skuqim qepën e grirë hollë në gjalpë derisa të zbutet, pastaj shtojmë kungullin e prerë në copa dhe hudhrat e grira dhe i lëmë në zjarr të ngadaltë duke e përzierë vazhdimisht. Shtojmë kripë, piper, kopër dhe 1 gotë uji dhe e përziejmë me mikser deri sa të përftojmë një masë kremoze. E lëmë sërish të ziejë për 5 minuta.