Përbërësit:
500 g miell
1 paketë Maja
1/2 lugë çaji kripë
75 g sheqer
75 g gjalpë
250 ml qumësht
40 g Gjalpë i shkrirë,
50 g sheqer
1 paketë sheqer vanilje
1 lugë gjelle kanellë
2-3 mollë në rende
Përgatitja: Miell, maja, kripë, dhe 75 gramë sheqer i përziejmë të gjitha bashkë. Gjalpin dhe qumështin e ngrohim dhe i përziejmë së bashku,shtojmë miellin dhe e gatuajmë mirë ,pastaj e mbulojmë dhe lëjmë brumin për të ardhur për 30 minuta.
Pasi të ketë ardhur brumi e hollojmë në tavolinë në një shtresë me miell ,petën e spërkasim me gjalpë të shkrirë, sheqer, dhe vanilje një lugë gjelle kanellë dhe mollën, e mbështjellim dhe e prejmë në formë role në madhësi 2 centimetra të trasha.
Me vezë apo qumësht e lyejmë sipër,ngrohim furrën paraprakisht në 180‐200 gradë dhe pjekim për për 20 minuta.
Mund të shërbehet me çokollatë të nxehtë.