Përbërësit:
4 kokrra vezë
200 gr sheqer (1 gotë)
1 pako sheqer vanilje
1 filxhan çaji vaj
300-350 gr miell
1 pako pluhur pjekës
1/2 lugë kafe sodë buke
Pak kripë
300 gr karrota
Rrush i thatë (opsionale)
Për kremin:
1 pako krem djathi (Philadelphia cheese)
50 gr gjalpë në temperaturë ambienti
2-3 lugë gjelle sheqer pluhur
1 luge gjelle ujë
¼ lugë çaji kanellë
Përgatitja:
Fillimisht grijmë karrotën në rende ose në grirësen e qepës. (E largojmë dhe e vendosim në një tas.) Në tasin me miell shtojmë pluhurin pjekës, sodë dhe pak kripë. Në një tas përziejmë 4 vezë të plota, shtojmë në të sheqerin vanilje, vajin, miellin, I përziejmë mirë dhe në fund shtojmë karrotat duke I përzierë sërish mirë.
Të gjithë masën e shtojmë në një tavë ku kemi vendosur fillimisht letër pjekje. Në fund nëse dëshironi mund të shtoni rrush të thatë.
E vendosim tepsinë në furrë, në temperaturë 170 gradë Celsius, për 1 orë, pasi të pjeket dhe të ftohet ia hedhim kremin sipër.