Ëmbëlsirë e shijëshme me biskota

Ushqime

Ëmbëlsirë e shijëshme me biskota

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Përbërësit: 300gr biskota të bluara (çfarë do që keni dëshirë), 200ml lëng portokalli, 125gr gjalpë i shkrirë, 200gr sheqer pluhur, 150gr arra, 150ml qumësht, 1 shllag krem vanilje, 200gr biskota jaffa, 200gr krem banane.

Për dekorim: 50gr çokollatë, 50ml qumësht.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 300gr biskota të bluara, më pas shtojmë 200ml lëng portokalli, 125gr gjalpë të shkrirë, 200gr sheqer pluhur dhe i përziejmë mirë me lugë deri sa të bashkohen pak përbërësit më pas shtojmë 150gr arra të grimcuara.

I përziejmë prapë me lugë deri sa të bashkohen edhe arrat me përbërësit e tjerë dhe e lëmë enën me një anë, më pas në një enë tjetër kuzhine shtojmë 150ml qumësht, 1 shllag krem vanilje dhe e përziejmë me mikser për disa minuta deri sa të fitojmë një krem të trashë.

Pasi e kemi përzier kremin me mikser, tek kremi shtojmë 200gr biskota jaffa të grimcuara, 200gr krem banane të grimcuara dhe i përziejmë mirë me lugë deri sa të bashkohen me krem shllagun vanilje. Më pas marrim një enë të thellë kuzhine në formë trekëndëshe siç e shihni në video dhe shtojmë sipër qese kuzhine.

Më pas tek ena shtojmë masën e përgatitur me krem shllag vanilje, biskota jaffa të grimcuara, krem banane të grimcuara dhe e shtrijmë mirë me lugë. Pastaj sipër kremit shtojmë masën e përgatitur më parë me biskota dhe përbërësit e tjerë, duke e shtrirë edhe këtë masë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e enës.

Më pas e mbulojmë enën me qese kuzhine që ia kemi vendosur më herët, më pas e lëmë të qëndrojë në frigorifer për 3 orë. Pasi të ketë qëndruar në frigorifer për 3 orë, e largojmë dhe e vendosim në një enë tjetër apo tepsi duke e rrotulluar si në video dhe më pas ia largojmë qesen e kuzhines.

Në fund marrim 50gr çokollatë të zezë dhe e shkrijmë në temperaturë mesatare me 50ml qumësht, më pas çokollatën e shkrirë ja hedhim sipër ëmbëlsirës për dekorim, mund ta dekoroni edhe me fruta të thatë sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat