Receta më e thjeshtë dhe më e shijshme e perimeve në furrë

Ushqime

Receta më e thjeshtë dhe më e shijshme e perimeve në furrë

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Nuk ekziston një mënyrë më e mirë për të shijuar perimet dhe për të marrë më të mirat e tyre se sa t'i gatuash në furrë...me një recetë të thjeshtë, të shpejtë dhe një kombinim shumë të shëndetshëm.

Përbërësit
1 patëllxhan
1 kungull
3 patate
4 domate të pjekura mirë
2 thelpinj hudhër
vaj ulliri
trumëz
piper
kripë

Përgatitja:
Përgatisni një tavë pjekjeje duke e lyer me vaj e hudhër


Përgatisni perimet, duke prerë kungullin, patëllxhanin, patatet dhe domatet në kubikë e më pas vendosini në tavë.
Shtojuni kripë, piper, trumëz dhe pjesën e mbetur të vajit të ullirit
Futini në furrë me temperaturë 180 gradë Celsius dhe piqni për 40 minuta
Shërbejjini të ngrohta ose të vakëta sipas dëshirës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat