Përbërësit:
300 gr grurë për ashure
100 gr sheqer i bardhë
100 gr arra, lajthi,bajame (këto mund të jenë opsionale)
50 gr rrush i thatë
2 lugë të vogla kanellë
2 lugë niseshte
Pak kripë
Përgatitja
Si fillim, vendosni grurin në 2 litra ujë dhe lëreni të zihet për 2 orë në një zjarr të ngadaltë derisa gruri të zbutet tërësisht. Më pas shtoni sheqerin, një majë luge kripë, rrushin e thatë. Në një tas të vogël me ujë të nxehtë tretni 2-3 lugë niseshte, derisa të formohet një lëng i trashë dhe pa kokrriza. Hidheni në tenxheren me hashure dhe përziejeni fort me një lugë druri që lëngu i hashures të trashet dhe e lini dhe pak minuta në zjarr të ngadaltë. Pasi hashurja të jetë përfunduar, hidheni në tasa të vegjël qelqi dhe hidhini sipër pak kanellë dhe fruta të thata, si: arra, bajame, lajthi etj. Lëreni të ftohet pak dhe futini tasat në frigorifer, pasi kjo ëmbëlsirë konsumohet e ftohtë.