Përbërësit per brumin per tave me diameter 28 cm:
70 g sheqer
120 g gjalpë i cilësisë se mire, i ftohtë nga frigoriferi i prerë ne kubikë te vegjël
180 g miell 00
2 lugë qumësht i ftohtë nga frigoriferi
1 bustine vanilie
1 majë thike kripe
Mbushja :
7 kumbulla të medha te rrumbullakëta
3-4 lugë reçel kumbulle
Përgatitja:
Ndezim furren ne 180 gradë C
Ne nje tas perziejmë te gjithë përbërësit e brumit, ne fillim me pirun dhe më pas me dorë.
I japim brumit formë të rrumbullaket dhe pasi ta sperkasim me pak miell e hapim me petes ne formë te rrumbullaket me diameter 30 cm afersisht.
E trasfererojmë petën ne tavë të lyer me gjalpe e miell, sherndajme reçelin dhe siper vendosim kumbullat duke lënë nje bordurë anesore prej 2 cm.
Kthejme me dore anesoret e petës dhe e veme të piqet për 40 minuta afërsisht ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë peta.