Tani në kohë virozash rekomandohet të konsumohet shumë çaj dhe supa që ndihmojnë sistemin imunitar. Në këtë kohë na duhen më shumë ide gatimesh të shëndetshme, e sidomos supash. Dhe kush më mirë se Dhurata e Lugës së Argjendtë mund të na japë ide fantastike gatimesh?
Sot Dhurata ka postuar një recetë të shijshme supe, që do t'ju shpëtojë nga virozat.
Ja receta e Dhuratës!
"Nuk ka melhem më të mirë për ngritjen e imunitetit sesa ky koncentrat supe i përftuar nga lëngu i kockave të pulës së fshatit, ku janë shtuar fidhetë shumëgjyrëshe me panxhar, karotë̈ dhe spinaq. Po ashtu për nënat shtatzëna dhe fëmijët: Proteinat e përfshira në supë japin një kontribut të domosdoshëm gjatë shtatëzënësisë dhe ushqyerjes me gji për ndërtimin e indeve të fetusit dhe, më pas, për të forcuar nënën dhe foshnjën me lëndë ushqyese thelbësore. Për t’u bërë fare “qiqër” përzjeni një lugë gjelle xhinxhër të grirë (freskët), 1 hudhër, lëngun e gjysëm kokërr limoni, 1 spec djegës të grirë, pak kripë, 1 lugë çaji kurkumë dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri. Shtypini mirë me njëra tjetrën dhe shtojani supës sipas dëshirës. Vjehrra ime piemonteze i shton kësaj supe të kthjellët (brodo/ broth) edhe 3-4 lugë gjelle verë Barolo dhe dhe sipas saj “alza in piedi anche l’orso”- çon në këmbë edhe ariun. Më besoni, nuk ka gjë më të mirë dhe të shëndetshme. Fshatarët piemontezë (pa kurkumë dhe xhinxhër) e pinin dhe në mëngjes për të përballuar sëmundjet, virozat, ripërtëritjen e fuqive. Mos ua ndani fëmijëve! Mjafton vetëm lëngu i pulës me makarona fidhe dhe limon. Janë shpëtim ndaj virozave!"