Quhet kështu për shkak se brumi gjatë pjekjes fryhet e merr formën e malit, me pas pudroset me sheqer pluhur dhe shëmbëllen me malet Karpate.
Për brumin:
150 g miell (1 1/2 filxhan çaji)
100 ml ujë (1/2 filxhan çaji)
100 ml qumësht (1/2 filxhan çaji)
80 gr gjalpë (1/3 filxhan çaji)
4 vezë
1 lç pluhur pjekie
1/2 lç kripë
Për kremin: 500 ml qumësht, 150 g sheqer,100 g miell,180 g gjalpë dhe 2 vezë.
Pregatitja:
1. Në një tenxhere shkrijmë gjalpin. Sapo të shkrijë shtojmë ujin, qumështin dhe kripën dhe e lëmë deri sa të marrë valë.
2. Përziejmë miellin me pluhurin e pjekies dhe dhe e shtojmë në masën që sapo ka filluar të ziejë. E trazojmë mirë. Në momentin që brumi nuk ngjit më në enë është gati.
3. E kalojmë masën në një tas të madh dhe shtojmë 1 nga 1 vezët duke i trazuar vazhdimisht (mirë është të jetë ftohur pak masa)
4. Brumin e përftuar e ndajmë përgjysmë dhe e pjekim duke e shtruar në tavë lu kemi vendosur letër për pjekie. E pjekim për 20 minuta në furrë të parangrohur në 200⁰C
5. Pregatisim kremin duke bashkuar fillimisht sheqerin me vezët e duke i rrahur mirë. Më pas shtojmë qumështin dhe miellin.
6. Masën e kalojmë në zjarr të ulët deri sa të trashet. Pasi është bërë kremoze e largojmë nga zjarri dhe i shtojmë gjalpin duke e drazuar vazhdimisht. Masën që shërben për mbushje e lëmë të ftohet
7. Ndërtojmë karpatkën duke vendosur shtresën e parë të bazës, kremin e në fund pjesën e dytë sipër kremit. E shërbejmë duke i shtuar sipër sheqer pluhur.