Përbërësit:
1 rrepë e kuqe,
1 mollë e gjelbër,
1 qepë e kuqe,
3 karrota
1/2 lëng limoni,
1 lugë mjaltë
kripë dhe piper i zi
Përgaditja:
Rrepa e zier pritet në kube ose mund të bëhet në rende, njejtë veprohet edhe me mollën qepën dhe karrotën.Përzihen mirë, pastaj vendoset sipër lëngu i limonit, mjalta,kripa dhe piperi i zi.