Përbërësit
1 pako me petë të gatshme
500 gr djath i bardhë ose gjizë
150 gr gjalp
5 vezë
gjysmë gote ujë
një lugë sodë buke
Përgatitja
Për të përgatitur shpejt këtë recetë fillimisht të zgjidhni një tavë drejtkëndëshe pak a shumë sa madhësia e petëve.
Hiqni ndërkohë petët e gatëshme nga paketimi dhe shtroni në tavë dy prej tyre.
Në një enë të thellë thërrmoni me duar të gjithë sasinë e djathit të bardhë dhe hidhni një grusht tek petët e para.
Mbulojeni atë me 2-3 petë të tjera dhe hidhni përsëri një grusht me djathë të thërmuar.
Bëjeni këtë derisa i gjithë djathi dhe petët të kenë mbaruar.
Kujdesuni të ruani 1-2 petë të fundit për të mbuluar byrekun, vendosini ato me kujdes sipër shtresës së fundit të djathit.
Pasi të keni mbaruar priteni byrekun tuaj në katrorë të barabartë me madhësi mesatare.
Ndërkohë në një enë hidhni të gjitha vezët dhe gjysmë gote uji të përzier më parë me një lugë sodë buke.
Trazojini të gjithë këta përbërës bashkë dhe hidhjani byrekut në të gjithë sipërfaqen e tij.
Bëni kujdes t’i shpërndani vezët në mënyrë të barabratë, tundeni pak tepsinë me duar në mënyrë që të marrë shijen e tyre i gjithë byreku.
Në një tigan shkrini sasinë e gjalpit dhe hidheni sërisht sipër byrekut duke vepruar siç bëtë me vezët.
Kujdesuni t’i hapni pak me thikë të carat mes petëve në mënyrë që të kullojë edhe gjalpi.
Sipas dëshirës mund t’a lini tavën 30 minuta në frigorifer në mënyrë që petët të thithin mirë gjalpin dhe vezët.
Futeni më pas të piqet në temperaturën 180 gradë për 25-30 minuta.