Përbërësit për 5-6 racione :
300 g pure kungulli, një qepë e thatë, 3-4 thelpinj hudhër, një lugë gjelle sherebele e thatë e thermuar ose dy lugë sherbele e grirë nëse e keni të freskët, pak arrë moskat, gjysmë lugë çaji koriander (nëse nuk e keni, nuk ka problem), 4 lugë gjelle vaj ulliri, 350 g makarona të mëdha, 100 g djathe Grana Padano ose Parmigiano i grirë, 2 lugë gjelle miell dhe 700 ml qumësht.
Përgatitja :
Skuqim qepën me dy lugë vaj ulliri dhe pak kripë. Shtojmë të qepa sherebelen. Pastaj hudhrat e grira. Shtojmë miellin. E përziejmë nja dy minuta. Fillojmë dhe shtojmë qumështin gradualisht. Kur masa trashet, hedhim pak arrë moskat, koriander nëse kemi dhe piper të zi. Shtojmë dhe djathin e grirë, duke lënë mënjanë tre lugë gjelle nga djathi. Shtojmë në fund dhe purenë e kungullit. Masa di duket si beshamel i trashë ngjyrë portokalli. Provojmë për kripë dhe shtojmë nëse ka nevojë. Ziejmë makaronat 8-9 minuta në ujë me kripë që po vlon. I kullojmë. I përziejmë me salcën beshamel. E hedhim masën në tepsi. Përziejmë djathin e lënë mënjanë me dy lugë gjelle galetë (ose thërrime buke që i bëjmë duke grirë nja dy feta bukë). E hedhim këtë mbi pastiço. Spërkatim me vajin e ullirit dhe e pjekim tavën rreth 25 minuta në 200 gradë me ventilim ose 220 gradë furrë normale pa qarkullim ajri. Shoqërohet mirë me një sallatë të athët me lakër. Ju bëftë mirë!