Për sallamin e çokollatës ju duhen përbërësit e mëposhtëm: 500 ml panna, 200 g çokollatë, 50 g gjalpë, 400 g biskota Petit Beurre, 100 g lajthi, 100 g fëstëk, 100 g boronica të kuqe dhe vanilje.
Përgatitja:
Ngrohim panna-n deri në pikën e vlimit, shtojmë gjalpin, çokollatën edhe vaniljen.
E përziejmë me spatul derisa të treten të gjitha edhe të bëhet një masë. Shtojmë biskotat e thërmuara, lajthitë, fëstëkët edhe boronicat. E ndajmë në tre pjesë brumin dhe e vendosim në plastmas kuzhine. E mbeshtjellim edhe i japim formë, i vendosim në frigorifer derisa të ftohet plotësisht. E lyejmë me sheqer pluhur.