Eggnog është një pije alkoolike me bazë vezësh-- e ngjashme me 'lait de poule' franceze, por pjoesë e kulturave anglosaksone në periudhën festive që përfshin Ditën e Falenderimeve dhe Krishtlindjet, edhe pse konsumohet edhe në rrethana të tjera.
Përbërësit:
500 ml qumësht
250 ml pana e freskët
150 ml Brandy
150 ml rum
150 gr sheqer
5 vezë
Receta tradicionale e eggnog
Për të përgatitur eggnog sipas recetës klasike, do të jetë e mjaftueshme të ndjekim disa hapa të thjeshtë. Pasi të kemi ndarë të bardhat nga të verdhat, rrahim të bardhat marengë dhe i vendosim mënjanë. Të verdhat i punojmë me sheqerin me ndihmën e një rrahëse vezësh derisa të marrim një shkumë të verdhë.
Më pas, shtojmë përbërësit e tjerë si panën, qumështin, rumin, brandy-n dhe vazhdojmë ta punojmë përzierjen me rrahëse për 5 minuta të tjera. Më pas shtojmë të bardhat e rrahura me lëvizje delikate nga poshtë-lart në mënyrë që të mos prishet marenga. Pastaj e servirim nëpër gota, duke spërkatur sipërfaqen e tyre me pluhur kanelle dhe pak arrë moskat.
Një pije e ngrohtë apo e ftohtë?
Nëse do të ndodheshim në një pub anglez ose amerikan në periudhën e Krishtlindjeve dhe porosisim një eggnog, do të shërbehej me përbërës të përzier në temperaturën e ambientit. Kurse në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ku klima është më e ftohtë në muajt e dimrit, shërbehet e ngrohtë.