Tani që shiu dhe bora kanë pushtuar vendin, mund të gjejmë ngushëllim te vera e ngrohtë, pija që dalëngadalë ngroh jo vetëm trupin, por edhe shpirtin. Papare_thebeautyofsmallthings ju sugjeron recetën e saj.
PËRBËRËSIT:
3 yje anis
6 fara kardamon
6 karafila
3 shkopinj kanelle
1/3 lugë çaji me xhenxhefil pluhur
1/3 lugë çaji me arrë myshk
lëkura dhe lëngu i një portokalli
100 g sheqer kallami
750 ml verë edhe shumë dashuri
I vendosni të gjitha në një tenxhere, sapo të marrë valë e hiqni nga nxehtësia edhe e kulloni.Vendosni muzikë, lini ndezuar vetëm dritat e pemës edhe shijoni ngrohtësinë, shtëpinë edhe familjen.