PËRBËRËSIT: 250 g mish i grirë, 1 kokërr qepë, 2 vezë të ziera, 1 kokërr vezë, 1 filxhan galetë, 100 g djathë parmixhan, vaj ulliri, kripë, piper, majdanoz, arrë moskat sipas dëshirës, 2 thelpinj hudhër, 3-4 gjethe spinaq dhe qepe të njoma.
PËRGATITJA: Në fillim grijmë qepën dhe hudhrën shumë imët. Mund t'i kalojmë edhë disa sekonda ne grirës elektrik. Në një enë hedhim mishin e grirë dhe shtojmë çfarë grimë. Më pas shtojmë vezën, galetën, kripë, piper, majdanoz të grirë hollë, djathin dhe i përziejmë me dorë. Duhet të vazhdomë sa të bëhet një masë kompakte.
Masën e punuar e çojmë mbi tavolinë ku kemi shtruar një letër kuzhine. Mishin e grirë e hapim me dorë në formë drejtkëndëshi. Sipër hapim spinaqin të cilin e kemi futur në ujë të nxehtë me kripë dhe e kemi kulluar. Vendosim 2 vezët e ziera dhe mbledhim në formë roleje.
Rolenë e mbështjellim me letrën e kuzhinës duke e lidhur nga të dyja anët. Vendosim rolen me mish të grirë në një tavë të lyer me pak vaj. Më pas e fusim në furrë të nxehur me 200 gradë C. E lëmë në furrë për gati 40 minuta. Roleja pasi është pjekur dhe ftohur e presim në feta dhe i shtrijmë në pjatë. Kjo role me mish të grire dhe mbushur me vezë shoqërohet me sallata ose perime të ziera. Dhe sigurisht një gotë verë të kuqe.