Pancake janë një tip petullash me origjinë amerikane
Përbërësit:
- 125 gr miell
- 180 ml qumësht
- 30 gr gjalpë
- 1 vezë
- 25 gr sheqer
- pak kripë
- 5 gr pluhur për ëmbëlsira
Përgatitja:
Në një enë thyejmë vezët dhe i bashkojmë me sheqerin. I rrahim mire me tel të dorës e më pas shtojmë qumështin . I trazojmë mirë derisa të kemi një masë homogjene. Pasi kemi shkrirë gjalpin e bashkojmë me masën e përgatitur duke e trazuar mirë.
Në një enë tjetër hedhim miellin , majanë dhe pak kripë. I përziejmë mirë së bashku.
Më pas i bashkojmë të dyja masat e përgatitura. I trazojmë mirë në mënyrë që të kemi një masë homogjene.
Marrim një tigan që nuk ngjit dhe e lyejmë me pak gjalpë . E vendosim në zjarr të nxehet dhe më pas hedhim në mes të tij një garuzhde me masën e përgatitur.
Zjarri s'duhet të jetë shumë i fortë.
Duhet t`i pjekim një e nga një të gjitha pancakes.
Kur të jenë pjekur të gjitha pancakes, i vendosim mbi njëra tjetrën dhe i hedhim sipër reçel, çokokrem ose shurup panje, të shoqëruara me pemë.