Me shije delikate, i shkëlqyer për të përmbyllur vaktet ose për t'u dhënë më shumë shije ëmbëlsirave tuaja si p.sh strudeli me mollë, ky liker është gjthashtu shumë i thjeshtë për t'u përgatitur.
Përbërësit:
Lëkurat e 15 mollëve
35 cl alkool
35 cl ujë
250 gr sheqer
Përgatitja:
Vendosni në një kavanoz lëkurat, alkoolin e pak ujë, mbylleni dhe lëreni të bashkohen shijet për të paktën një muaj e gjysmë. Tundeni kavanozin çdo 2 ose 3 ditë.
Pas kësaj periudhe, përgatisni shurupin me sheqerin dhe pjesën e mbetur të ujit, shtoni lëngun e kavanozit, përziejeni, lëreni të pushojë, më pas kullojeni dhe hidheni në një shishe.