Ne e kemi përgatitur recetën gjatë vjeshtës por është njësoj e rekomandueshme edhe në dimër sepse kërpudhat champignon mund t’i gjeni në çdo stinë! Për ta bërë më dimërore kemi provuar salsiçet e freskëta!
Përbërësit për 4 persona:
400g oriz Carnaroli ● 300g kungull ● 200g salsiçe ● 1 gotë vere të bardhë ● 20g qepe Scalogno ● 500ml Brodo vegjetal ● kripë, piper ● 20ml vaj ulliri ● 50g gjalpë
Përgatitja:
Në një tigan të thellë kaurdisim pak qepën me vaj ulliri, shtojmë kungullin e prerë në kubikë të vegjël dhe salsiçen e freskët, i kaurdisim pak çaste në flakë të ulët dhe pastaj hedhim orizin, e shuajmë me verë të bardhë dhe e lëmë deri sa të avullojë vera. Pastaj shtojmë lëngun e perimeve, e rregullojmë me kripë e piper dhe e lëmë të ziejë për 30 minuta në flakë të ulet. Në fund, një minutë para se ta heqim nga zjarri, shtojmë pak gjalpë për ta lidhur dhe pak djathë Parmigiano.