Ju duhen: 4 vezë temperaturë ambienti, 4 lugë sheqer, 100 g miell
(20 ml qumësht + 30 ml gjalpë i shkrirë ose vaj), vanilje dhe 1/3 e pakos me fryrës keku, reçel mjedre dhe Philadelphia me milka.
Dekoret sipas dëshirës mund të përdorni edhe kokos të grirë.
Përgatitja: Rrihen të bardhat e vezëve me sheqerin derisa të bëhen marengë, shtohen të verdhat e vezëve, qumështi edhe në fund mielli i përzier me fryrësin edhe vaniljen.
Të gjithë masën e shtroni në tavë me letër furre edhe direkt në furrë të parangrohur me 180 gradë për 15 minuta. E rrotulloni role bashkë me letrën sapo të dali nga furra, që të marri formë. Pasi të ftohet plotësisht e mbushni sipas dëshirës me reçel dhe Philadephia me milka.