E lehtë dhe shumë e shëndetshme, supa me lulelakër është receta më e mirë për të mbajtur trupin në formë dhe organizmin të shëndetshëm.
PËRBËRËSIT: 1 lulelakër, 1 qepë, 3 thelpinj hudhër, degë trumze, spec i kuq djegës sipas deshires, vaj ulliri, kripë, piper i zi dhe erëza.
PËRGATITJA: Vendosni në tavë lulelakrën të ndarë në boçe, shtoni qepën e prerë, thelpinjtë e hudhrës, trumzë, vaj ulliri dhe erëza. Piqini të gjitha perimet së bashku sa të marrin ngjyrë.
Më pas kalojini në blender duke u shtuar ujë të nxehtë. Shërbejeni supën me limon, piper të zi edhe degë trumze.