Bërxolla viçi me patate në furrë

Ushqime

Bërxolla viçi me patate në furrë

Më: 11 janar 2022 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Gatim i thjeshtë që shijon gjithmonë edhe nuk del kurrë nga “moda”. Bëhet shpejt e shpejt, e vendos në furrë dhe ndërkohë gatuan ndonjë sallatë edhe hap ndonjë shishe verë. Kjo mund të ishte dreka ideale për sot.

PËRBËRËSIT: bërxolla viçi, patate, limon, rozmarinë, spec i kuq pluhur, piper i zi, kripë dhe vaj ulliri.

PËRGATITJA: Marinojmë bërxollat me kripë, piper, vaj ulliri, limon edhe rozmarinë.

Presim patatet në feta të holla edhe i marinojmë njësoj si mishi, duke i shtuar spec të kuq pluhur. I vendosim në tavë edhe direkt në furrë me 180 gradë për 40 minuta derisa të piqen edhe të marrin ngjyrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat