Një version më i lehtë i musakasë së famshme, i cili përmban më pak yndyrë, pasi që në vend të mishit të bluar, përdorim mish pule. Provojeni!
PËRBËRËSIT: 500 g gjoks pule i copëtuar në pjesë të vogla, 500 g patate, 2 karota, 2 qepë, 2 lugë gjelle gjalpë, 2 lugë gjelle miell, 2 vezë, 1 gotë ajke e thartë, ¼ gotë qumësht, kripë dhe piper i zi.
PËRGATITJA: Patatet qërojini, pritini në rrathë dhe hidhjuni mëlmesat e dëshiruara.
Qepën, karotën dhe gjoksin e pulës të prerë në kubikë fërgojini në gjalpë. Kësaj mase shtojini miellin, ujin, kripën e piperin dhe përziejeni mirë. Vazhdoni e ziejeni derisa të trashet salca.
Më pas, në një tavë të lyer me yndyrë rendisni një rend patate, një mish Tavën përfundojeni me patate dhe piqeni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 45 minuta. Më pas dy vezët tundini me qumësht dhe ajkën e thartë dhe hidhjani tavës sipër. Piqeni për edhe 15 minuta të tjerë dhe tava juaj me musaka pule është gati. Ju bëftë mirë!