Receta nuk ka shumë punë edhe përbërës, ju duhen vetëm 15 minuta edhe do të shijoni një pjatë plot shije.
PËRBËRËSIT: makarona, domate, hudhra, spec djegës, kallamarë, kripë dhe piper.
PËRGATITJA: Domatet i prisni te maja edhe i kaloni 1 minutë në ujë të vluar që t'u pastrohet lëkura më lehtë. Ziejini sipas udhëzimit në paketim, ose edhe pak më shumë nëse nuk i doni al dente.
Në tigan kaurdisni hudhrat e grimcuara me specin djegës, shtoni domatet e copëtuara dhe rregulloni shijen me kripë edhe piper. Pasi salca të ziejë 5 minuta shtoni kallamarët e prerë sipas dëshirës. E zieni edhe 2 minuta sa të lidhen shijet, shtoni makaronat edhe fikni nxehtësinë e përzieni derisa makaronat të vishen nga salca për rreth 2 minuta. Ju bëftë mirë!