Fasule me perime: Drekë e shijshme me plot vitamina

Ushqime

Fasule me perime: Drekë e shijshme me plot vitamina

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Fasulja e mirë dhe e lëngshme me shijen e vet do të kënaqë secilin!

Përbërësit:

– 400 g fasule,
– 2 qepë,
– 1 hudhër,
– 1 karotë e madhe,
– 1 majdanoz (rrënjë dhe fletë),
– piper kokrra,
– fletë dafine,
– 1 spec i gjelbër,
– 1 lugë miell,
– 1 lugë e vogël spec i bluar,
– erëza, piper i bluar, vaj, kripë.

Përgatitja:

1. Fasulen pastrojeni, lajeni mirë dhe qitni ujë.

2. Shtoni qepën e grirë, karotën e grirë dhe rrënjët e grira të majdanozit, piperin kokrra, fletën e dafinës, specin e gjelbër. Zieni rreth një orë në temperaturë mesatare.

3. Në tigan qitni vaj dhe në të fërgoni qepën e grirë imët, shtoni miellin, hudhrën e grirë dhe kur të skuqen pak shtoni specin e kuq dhe menjëherë hiqeni nga zjarri dhe qiteni në fasule. Shtoni erëzat, piperin e bluar dhe kripën sipas nevojës. Le të vlojë edhe një deri në dy minuta dhe fasulja është gati.

Ju bëftë mirë! 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat