E diela e pastave, mësoni mrekullitë që mund të bëni me ujin e makaronave

Ushqime

E diela e pastave, mësoni mrekullitë që mund të bëni me ujin e makaronave

Më: 6 mars 2022 Në ora: 17:39
Ilustrim

Disa njerëz nuk e mendojnë dy herë derdhjen e ujit pas zierjes së makaronave, por disa e përdorin për zierjen e perimeve, të tjerë për zierjen e vezëve apo edhe për t’ua hedhur bimëve. Nëse je një prej atyre njerëzve që e derdhin menjëherë ujin e makaronave, tani ka një arsye më shumë për të mos e bërë këtë, sepse uji i makaronave është një kurë shumë e mirë për bukurinë. Sasia e lartë e amidonit dhe e kripërave minerale e bën atë një ushqyes të shëndetshëm të lëkurës, por njëkohësisht edhe një zbutës dhe hidratues të skalpit. Pas zierjes së makaronave, ujin e tyre mund ta përdorësh në disa mënyra.

Maskë për fytyrën: Në një filxhan kafe uji makaronash mund të shtosh pak tërshërë për të përftuar një maskë në formë scrub-i. Aplikoje në fytyrë dhe mbaje për 20 minuta. Më pas shpëlaje me ujë të rrjedhshëm. Lëkura do të jetë më e butë dhe më e pastër.

Ujit të makaronave mund t’i shtosh edhe një lugë kafe mjaltë dhe të aplikosh një maskë tjetër në të njëjtën mënyrë si më sipër.

Maskë për flokët: Uji i makaronave është po ashtu mjaft i mirë për skalpin. E pastron, e zbut dhe e hidraton lëkurën. Para se t’i lash flokët me shampo, por të lagur, shpëlaji me ujin e makaronave duke e masazhuar skalpin me mollëzat e gishtave. Mbaje për disa minuta dhe pas kësaj laji flokët si zakonisht.

Zbutës për duart: Edhe në rast se në ujin e makaronave ke hedhur pak vaj, kjo do t’i bëjë edhe më të buta duart. Duke shtuar edhe pak kripë, mbaji duart në ujë për disa minuta. Pa i shpëlarë, mbaji disa minuta derisa të thahen. Më pas shpëlaji më ujë ambienti. Kripërat minerale ushqejnë lëkurën e dëmtuar apo të thatë të duarve, ndërsa vaji e zbut dhe i jep lëkurës më shumë shkëlqim.

Kjo metodë mund të përdoret edhe për zbutjen e lëkurës së këmbëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat