Çdo vit më 25 mars, skandinavët festojnë dashurinë e tyre për Waffles.
Dita e Waffle është veçanërisht e popullarizuar në Suedi, por edhe në Norvegji dhe Danimarkë festohet kjo ditë.
Waffles përgatitet me të njëjtët përbërës si petullat.
Shumica e tyrejanë në formë katrore, të rrumbullakëta ose drejtkëndore.
Receta
Përbërësit
250 gram miell tip 00
3 kokrra veze
50 gram sheqer
300 mL qumësht
50 gram gjalpë
esence vanilje
pak kripë
Përgatitja
Fillojmë duke ndarë të bardhat e vezëve nga të verdhat. Rrahim te bardhat me pak kripë derisa të jenë një masë e ndalur.
Në një enë tjetër rrahim të verdhat e vezëve se bashku më sheqerin. Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë por të ftohtë.
Shtojmë edhe të bardhat e vezëve dhe i trazojmë më delikates. Në hapin tjetër hedhim edhe qumështin. Shtojmë vaniljen dhe e trazojmë masën.
Miellin e sitim dhe e shtojmë masës. E trazojmë derisa e gjithë përbërja të jetë homogjene.
Nxehim piastrën dhe e lyejmë pak me gjalpë. Shtojmë një mas nga përbërja dhe e mbyllim. E pjekim rreth 4-5 minuta.
Waffle janë gati, hedhim sipër pak shurup dhe i shoqërojmë me fruta ose me akullore.