Frutat e thata nuk kanë aq kalori sa mendonit ju se kishin

Ushqime

Frutat e thata nuk kanë aq kalori sa mendonit ju se kishin

Më: 25 mars 2022 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Që sot, frutat e thata filloni dhe shihini ndryshe! Pse do thoni ju? Sepse pas studimeve të kryera gjatë viteve të fundit, ekspertët kanë arritur në përfundimin se bajamet, arrat, stikat, kajsusi, etj- kanë shumë më pak kalori nga sa mendohej të kishin. Si u arrit në një përfundim të tillë?

Në përgjithësi kaloritë janë llogaritur duke përdorur "faktorët Atwater", një mënyrë e zhvilluar nga kimisti i famshëm Wilbur Atwater gjatë shekullit të 20-të. Sipas teorisë së tij, ne marrim 4 kalori për çdo proteinë që hamë, 4 kalori për çdo gram karbohidrati dhe 9 kalori për çdo gram yndyre. Që atëherë, kaloritë zakonisht llogariten duke shumëzuar numrin e gramëve të çdo makronutrienti me 4 ose 9 dhe në fund i mbledhim ato.

Gjatë viteve të fundit, studiues të tjerë vlerësuan se kjo lloj llogarie nuk vlen për frutat e thata dhe kaloritë e vërteta të tyre. Për shembull, 18 copë kajsus kishin 137 kalori dhe jo 163 siç përcaktonte metoda "Atwater", kurse 23 kokrra bajame përkthehen në 129 kalori dhe jo 168. Kaloritë e stikave dhe arrave u vunë re që ishin përkatësisht 5 dhe 21% më pak nga sa mendohej deri tani, të llogaritura me metodën "Atwater".

Pra pavarësisht sa kalori lexohet në etikatat e ambalazheve të tyre, e sigurt është që janë më pak se aq. Edhe me më pak kalori, frutat e thata mbeten shumë të ushqyeshme. 

Ato janë të pasura më yndyrna të pangopura, omega-3, fibra dhe vitaminë. Përfshirja e tyre në dietën tuaj mund të nxisë humbjen e peshës. Konsumoni sasi të kontrolluara.

Sidomos bajamet janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës E, e cila mund të ndihmojë në riparimin e indeve të lëkurës, të mbajë lagështinë e lëkurës dhe të mbrojë lëkurën nga rrezet e dëmshme UV. Ato përmbajnë acide yndyrore omega-3 anti-inflamatore që mund të ndihmojnë për të forcuar membranat qelizore të lëkurës, mbrojtur lëkurën nga dëmtimi i diellit dhe për të ruajtur vajin natyral të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat