Nuk keni dëshirë të kaloni shumë kohë në kuzhinë e në të njëjtën kohë as të porosisni jashtë, kjo recetë është ajo që ju duhet. Mos hezitoni, por provoni kofshët "e dehura" që sot.
Përbërësit: kofsha pule sipas dëshirës,1 thelb hudhër, 1 qepë e kuqe, 1 spec i kuq, 200 g salcë domatesh, 1 dorë ullinj, 300 ml birrë, kripë, piper dhe vaj ulliri.
Përgatitja: Skuqim fillimisht kofshët e pulës nga të gjitha anët. I heqim nga aty dhe shtojmë qepën, hudhrën dhe specin që i kemi prerë paraprakisht në kubikë ose fije të holla.
I kaurdisim disa herë derisa të skuqen pak. Më pas shtojmë kofshët e pulës dhe birrën dhe i lëmë të ziejnë me kapak derisa të shterojë plotësisht birra. Shtojmë salcën e domates, ullinjtë dhe rregullojmë shijen me kripë e erëza. Ju bëftë mirë!