Përbërësit:
disa kokrra vezë të ziera – në bazë të personave
1 panxhar i vogël i zier
djathë Philadelphia ose djathë tjetër kremoz i ngjashëm me të
kripë e piper sipas nevojës
Përgatitja:
I ndajmë vezët me thikë në mes, u heqim të verdhën dhe i hedhim në blender bashkë me panxharin e prerë në kubikë, djathin kremoz, pak kripë e piper. I grijmë për pak sekonda derisa të kemi një masë homogjene dhe kremoze.
E ruajmë në frigorifer që të ngurtësohet deri në çastin që do të mbushim të bardhat e vezëve.
E hedhim kremin në një qese pastiçerie dhe me të mbushim të bardhat e vezëve. Nëse nuk keni qese pastiçerie mund të përdorni një lugë të vogël.
Shërbehet për person: 6-8