Zëvendësoni çokollatat me drithëra dhe fruta të thata në formën e tyre. Receta e sotme është snack-u më i shëndetshëm që mund të mbani në çantë, për çdo rast.
Përbërësit:
1/2 filxhan fiq të thatë të prerë në copa të vogëla
1/2 filxhan kajsi të thata të prera në copa të vogëla
1/2 filxhan mjaltë
3 lugë vaj kokosi
1/2 filxhan boronica të thata
2 filxhanë tërshërë
1 filxhan kikirikë
1/2 filxhanë fara luledielli
1/2 filxhan copa çokollate
1 filxhan çereale (pa sheqer)
1/4 filxhan sheqer
1 lugë të vogël vanilje
1/4 lugë të vogël kripë
Përgatitja:
Në një tepsi vendosni tërshërën, kikirikët dhe farat. Pasi ta mbuloni me një letër, vendoseni në furrë dhe piqeni për 10-12 minuta, duke përzierë herë pas here.
Njëkohësisht përzieni mjaltin me vajin dhe sheqerin në një tigan, derisa sheqeri të shkrijë.
Përzieni frutat e thata në blender.
Më pas shtoni në to edhe përzierjen e sheqerit dhe vazhdoni përzierjen.
Vendosni të gjithë përbërësit në një enë, shtoni masën e krijuar në blender dhe përzieni mirë me dorë.
Vendoseni të gjithë masën në nje tepsi duke i dhënë formën e duhur.
Piqeni për 25 minuta.
Pas pjekjes lëreni të ftohet dhe me një thikë prisni në formën e çokollatave.