Gjithçka që duam në këto ditë të nxehta është një akullore për të na freskuar. Dhe a ka më mirë sesa ta përgatisësh vetë në shtëpi? Mirela Andoni ka ndarë një recetë të shpejtë me vetëm 3 përbërës për të përgatitur lehtësisht akulloren tuaj.
Përbërësit që ju duhen:
1 lt pana ëmbëlsire
300 gr qumësht i kondesuar
500 gr luleshtrydhe
Pak vanilje nëse dëshironi, sepse i shkon shumë
Mënyra e përgatitjes:
Rrihni panën e ftohtë disa çaste derisa të marrë formë. Shtoni qumështin e kondesuar, vaniljen dhe luleshtrydhet e bëra pure. I përzieni mirë edhe i vendosni në tasa. Pas 30 minutash në ngrirje e përzieni dhe vendoseni në ngrirje përsëri. Pas 30 minutash të tjera duhet ta përzieni përsëri, sepse kjo gjë nuk lejon të krijohen kristale. Ose nëse keni makinerinë e akullores, vendoseni aty edhe bëni procesin e ngrirjes.