Tani që vera dhe temperaturat e larta janë bërë shoqërueset e ditës na duhet një koktejl i freskët, e mbi të gjitha i thjeshtë. Mund t’i bëni kurdo, pas një dite të gjatë pune, në një ditë pushimi në shtëpi, apo edhe për të shijuar një film në Netflix.
Më poshtë, do të gjeni 3 të tillë.
GBC
Përbërësit:
3 feta kastravec
3 gjethe borzilok
½ lugë çaji sheqer
1 masë gin
½ filxhan me akull
½ masë tonik
Pak lëng limoni
Përgatitja:
Në një gotë hidhni pak sheqer dhe gin. Përziejeni derisa sheqeri të bëhet njësh me gin-in. Hidhni 2 feta kastravec dhe 2 gjethe borzilok, pastaj shtoni akull, tonik, lëng limoni. Në fund, dekorojeni me fetën e mbetur të kastravecit dhe gjethen e borzilokut.
Jungle Bird
Përbërësit:
2 masa rum
¾ masë aperitiv italian
2 masa lëng ananasi
¼ masë shurup
¼ masë lëng lime i freskët
Përgatitja:
Vendosni përbërësit në një shaker dhe tundeni. Në fund, hidheni në një gotë koktejli dhe shtoni pak ananas dhe lime.
Citrus Paradise
Përbërësit:
1.5 masë grey goose
0.75 masë lëng portokalli
½ lugë çaji sheqer
1 masë Orange Soda
Përgatitja:
Kombinoni të gjithë ingredientët në një gotë. Përziejini dhe shtoni Orange Soda.