Receta e përgatitjes së biskotave me gjalpë dhe reçel fiku, sipas Mirela Andonit, si më poshtë.
Përbërësit që ju duhen:
150 gr gjalpë
150 gr sheqer
1 vezë
Vanilje
350 gr miell + 50 gr niseshte
Miell për t’i hapur
Mënyra e përgatitjes:
Në brumatriçe rrihni për 10 minuta me shpejtësi mesatare gjalpin me sheqerin. Shtoni vaniljen edhe vezën, vazhdoni përsëri rrahjen derisa të përthithet e gjithë veza. Uleni shpejtësinë edhe shtoni miellin. Brumin e mbështillni me platmas kuzhine edhe e vendosni në frigorifer për gati 1 orë. E hapni duke pudrosur tavolinën me miell, i jepni forma sipas dëshirës edhe direkt në furrë të parangrohur me 180° për 12 minuta.