Sa vakt fantastik mund të ishte darka nëse s'do të shqetësoheshim fare, po fare se ushqimi kthehet në mënyrë të frikshme në dhjam në orët e vona. Gjithsesi kush jemi ne për të shtypur instiktin e urisë? Kur stomaku kërkon diçka ju do t'ja jepni se s'bën edhe nëse zgjoheni pas mesnate. Sekreti qëndron tek përzgjedhja. Ka një listë me ushqime të shëndetshme që mund t'i hani pa frikë sepse nuk ndikojnë në kilet e tepërta.
1. Avokado.
Nuk po flasim për tostë me avokado dhe çdo gjë të mirë tjetër që ndodhet në frigorifer. Merreni pak më shtruar.
2. Ullinj të gjelbër
Me pak kripë mund të argëtoheni me to derisa t'ju zërë gjumi.
3. Mollë ose dardhë
Zgjidhni të preferuarën dhe hajeni pa menduar hiç fare.
4. Sallatë me fruta të thata
Mos harroni kosin.
5. Oriz ose makarona (50-60 gr)
Kështu siç e dëgjuat.
6. Një vezë të zier
Do të ndiheni të ngopur dhe gati për gjumë.
7. Jeshillëqe dhe fara
Ato që ju ndodhen, sa për të shuar urinë.
8. Një patate e zier
Shtoni kripë për t'i dhënë komplet shije tjetër.