Djathi krijon po aq varësi sa drogat e rënda

Ushqime

Djathi krijon po aq varësi sa drogat e rënda

Më: 7 janar 2023 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Djathi përmban një kimikal që gjendet edhe në drogat varëse, kanë zbuluar shkencëtarët.

Ekipi që e ka kryer këtë studim ishte përcaktuar të zbulonin se përse ushqime të caktuara krijojnë varshmëri më të madhe se të tjerat.

Duke e përdorur Yale Food Addiction Scale – e cila është dizajnuar për ta matur varësinë e një personi – shkencëtarët kanë zbuluar se djathi është potent i fuqishëm sepse përmban kazeinë.
Kjo substancë, e cila gjendet në të gjitha produktet djathore, i aktivizon receptorët opioid të trurit, e të cilët janë të ndërlidhur me varshmërinë.

Autorët gjithashtu kanë zbuluar se ushqimet e proceduara janë më të ndërlidhura me sjelljet varëse, ku ushqimet yndyrore janë më të vështirat për të hequr dorë nga to.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat