Qumësht apo lëng portokalli, cilin prej tyre duhet të pini gjatë paradites?

Ushqime

Qumësht apo lëng portokalli, cilin prej tyre duhet të pini gjatë paradites?

Më: 25 maj 2023 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Për disa njerëz është më e zakonshme që pas zgjimit nga mëngjesi të vrapojnë drejt kuzhinës për të pirë kafenë e parë, por jo të fundit, të ditës.Por, nëse bëni pjesë në grupin e njerëzve intolerantë ndaj kafeinës dhe gjendeni përballë dy zgjedhjeve (qumësht dhe lëng portokalli), ne do ju tregojmë se cila është më e mira për ju

Lëngu i portokallit:

Një gotë me lëng portokall të shtrydhur përmban 110 kalori. Ai është i pasur me vitaminë C, një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga dëmtimi i diellit dhe veprimi i radikaleve të lira. Por, sipas një studimi të Rochester Eastman Institute for Oral Health lëngu i portokallit mund të dëmtojë rëndë smaltin e dhëmbëve duke reduktuar fortësinë e tyre me 84 % tek njerëzit që e pinin atë çdo ditë.

Qumështi:

Një gotë me qumësht siguron 20% të nevojave ditore të proteinave dhe kalciumit që i nevojitet trupit. Por, kur nuk është i përpunuar acidet e tij yndyrore mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, obezitetit dhe diabetit të tipit 2.

Qumësht apo lëng portokalli?!

Përgjigjja e duhur është qumështi. Është më i lehtë për dhëmbët, ka kalcium e proteina që ndihmojnë në rindërtimin e dhëmbëve etj. Nëse qumështi është organik ai do të përmbajë shumë antioksidantë të dobishëm për trupin dhe vitaminë E.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat