Nëse deri më tani është besuar se nervozizmi prej urisë është thjesht një ekzagjerim i personit, shkencëtarët kanë vërtetuar të kundërtën.
Gjendja e ankthit në momentin që nuk jeni ushqyer është në fakt e vërtetë. Niveli i glukozës bie dhe kjo ndikon në ndryshimin e humorit.
“Isha skeptike kur njerëzit më thoshin se mërziteshin dhe bëheshin nervozë kur nuk hanin dhe tani i besoj fare mirë. Mungesa e glukozës shkakton stres si fizik ashtu edhe psikologjik”, shprehet njëri prej psikologëve të studimit.
Nëse kur harroni të hani ndonjë vakt bëheni nervozë, përveçse të uritur, diçka e tillë ndikon në humorin e përgjithshëm nëse ju e ktheni në zakonin shmangien e vakteve.
Nëse nuk ushqeheni siç duhet, humori i keq do t’ju shoqërojë gjithë kohës dhe ky fenomen nuk është më një mit.