4 raste kur nuk këshillohet të hani shegë

Ushqime

4 raste kur nuk këshillohet të hani shegë

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Një nga arsyet pse vjeshta është e bukur? Shegët! Shegët kanë shumë përfitime, sa e dimë që i konsumoni me me qejf, pa e menduar lodhjen e të qëruarit. Por, në disa raste, nuk këshillohet të konsumoni shegë:

Në rast se vuani nga tensioni i ulët i gjakut: Lëngu i shegës mund të ulë pak tensionin e gjakut dhe kështu mund të rritet rreziku tek personat që zakonisht kanë tension të ulët.

Në rast se keni alergji ndaj bimëve: Duhet treguar kujdes, pasi një pjesë e personave që kanë alergji ndaj bimëve, janë alergjikë edhe ndaj shegëve.

Në rast se do të kryeni një ndërhyrje kirurgjikale: Siç e thamë më sipër, shegët ndikojnë tek tensioni i gjakut. Kjo gjë mund të ketë pasoja negative tek kontrolli i tensionit të gjakut gjatë dhe pas operacionit. Kështu mos hani shegë të paktën 2 javë para një ndërhyrjeje të planifikuar.

Kur keni probleme me tretjen: Konsumimi i tepërt i shegëve mund të shkaktojë shumë çrregullime, të tilla si të përziera, të vjella, dhimbje barku dhe diarre tek disa njerëz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat