Familjet italiane hedhin çdo vit 500.000 ton ushqim gjatë festave të Krishtlindjes, njoftoi sot Shoqata e konsumatorëve Assoutenti.
Ajo tha se produktet e freskëta si frutat dhe perimet janë ndër ushqimet më të shpeshta të hedhura, së bashku me makaronat, ushqimet e detit, madje edhe verën e gazuar spumante.
Shoqata vlerëson se një familje mesatare italiane do të grumbullojë ushqime me vlerë deri në 80 euro në hedhurina gjatë periudhës festive.
Sipas shoqatës, vlera e mbeturinave në sektorin ushqimor të Italisë arriti në nëntë miliardë euro në vit dhe rreth 6.5 miliardë euro prej tyre u hodhën në shtëpi.