Pjepri është një nga frutat e verës të preferuar për shumë njerëz, pasi përveçse është i shijshëm, është edhe veçanërisht i freskët. Megjithatë, ai është edhe i dobishëm për trupin dhe siç do ta shihni më poshtë, nuk është quajtur rastësisht thesari “i artë” i verës.
Pjepri ka pak kalori, me vetëm 64 kalori për filxhan dhe është i pasur me vitamina dhe minerale.
Ky frut i veçantë është gjithashtu i pasur me vitaminë C, një vitaminë antioksiduese që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha indeve të trupit. Ndihmon në shërimin e plagëve dhe shëndetin e kockave dhe dhëmbëve. Të rriturit duhet të marrin 90 mg në ditë.
Gjithashtu përmban vitaminë A e cila është e rëndësishme për dhëmbë, lëkurë dhe kocka të shëndetshme. Ndihmon sistemin e shikimit duke promovuar shëndetin e retinës. Vitamina A e pamjaftueshme mund të çojë në funksion të dobët të sistemit imunitar.